Flash News

Bota

Kina ndalon provimet për klasat e para dhe të dyta: Dëmtojnë shëndetin fizik e mendor të nxënësve!

Kina ndalon provimet për klasat e para dhe të dyta: Dëmtojnë

Kina ka vendosur të ndalojë provimet për nxënësit e klasave të para dhe të dyta, duke i cilësuar si të tepërta.

BBC shkruan se ministria e Arsimit në Kinë e kaparë si një mundësi për të lehtësuar presionin mbi fëmijët dhe prindërit e tyre.

"Provimet janë një pjesë e domosdoshme e edukimit shkollor, por disa shkolla kanë probleme si provimet e tepërta, që shkaktojnë barrë te nxënësit. Kjo duhet të korrigjohet”, thuhej në deklaratë e zyrtarëve të ministrisë së Arsimit.

Numri i lartë i testeve dhe provimeve, sipas tyre, dëmton shëndetin fizik dhe atë mendor të fëmijëve.

Sa i përket klasave të tjetra, ministria kë njoftuar të merren masa për të zhvilluar një provim ccdo fund semestri. Më parë, nxënësve në Kinë u kërkohej të merrnin provime nga viti i parë i shkollës fillore, deri në provimin pranues në universitet në moshën 18 vjeç.

Vendimi i fundit i qeverisë kineze ka ngjallur polemika, ku një pjesë shprehen të shqetësuar se si do të maten njohuritë e fëmijëve të tyre nëpër shkolla.

 

Të fundit