Flash News

Bota

Kina paralajmëron konflikt me SHBA-në: Nëse nuk ndalon, do të ketë konfrontim

Kina paralajmëron konflikt me SHBA-në: Nëse nuk ndalon, do

SHBA dhe Kina po shkojnë drejt një konflikti të pashmangshëm nëse Uashingtoni nuk ndryshon qasjen e tij, ka thënë ministri i ri i jashtëm i Kinës në një konferencë për shtyp.

Në paraqitjen e tij të parë mediatike si ministër i Jashtëm, të mbajtur të martën, Qin Gang përshkroi axhendën e politikës së jashtme të Kinës për vitet e ardhshme, duke e paraqitur Kinën dhe marrëdhëniet e saj me Rusinë si një fener fuqie dhe stabiliteti, dhe SHBA dhe aleatët e saj si burim tensioni dhe konflikti.

Qin tha se pala amerikane pretendonte se donte të mposhtte Kinën, por nuk kërkonte konflikt "por në realitet, e ashtuquajtura konkurrencë e palës amerikane është kontroll dhe shtypje e gjithanshme, një lojë me shumën zero ku ti vdes dhe unë jetoj”.

“Nëse SHBA nuk mban frenat, por vazhdon të shpejtojë në rrugën e gabuar, asnjë masë mbrojtëse nuk mund të parandalojë daljen nga shinat dhe me siguri do të ketë konflikt dhe konfrontim”, tha ministri kinez.

Qin mbrojti miqësinë e ngushtë midis Kinës dhe Rusisë, një marrëdhënie e vëzhguar nga afër nga perëndimi në dritën e luftës në Ukrainë. Ai tha se lidhjet midis Pekinit dhe Moskës vendosën një shembull për marrëdhëniet e jashtme globale.

“Me Kinën dhe Rusinë që punojnë së bashku, bota do të ketë një forcë lëvizëse,” tha ai. “Sa më e paqëndrueshme të bëhet bota, aq më e domosdoshme është që Kina dhe Rusia të avancojnë në mënyrë të qëndrueshme marrëdhëniet e tyre.”

Të fundit