Flash News

Bota

Kina propozoi planin për zgjidhjen politike të krizës së luftës, Zelensky fton Xi JInping në Ukrainë

Kina propozoi planin për zgjidhjen politike të krizës së

Presidenti Volodymyr Zelensky i ka bërë një ftesë homologut kinez Xi Jinping për të vizituar Ukrainën. Në një intervistë për mediat e huaja, Zelensky u shpreh i gatshëm për të pritur presidentin kinez.

“Ne jemi gati ta shohim atë këtu, e të bisedojmë.", u shpreh Zelensky.

Të dy liderët nuk kanë komunikuar me njëri tjetrin që prej shkurtit të kaluar kur Rusia nisi luftës ndaj Ukrainës. Kina ndërkohë publikoi muajin e kaluar një plan prej 12 pikash për një zgjidhje politike të krizës Ukrainë-Rusi.

Po ashtu presidenti kinez ka zhvilluar diskutime edhe me Vladimir Putinin, ndonëse nuk pati ndonjë komunikim se bisedimet lidhur me përfundimin e luftës kanë përparëse.

Megjithatë, SHBA- ja ka mbetur kundërshtuese ndaj propozimit, pasi Kina ka refuzuar të dënojë Rusinë për pushtimin e saj në Ukrainë.

Të fundit