Flash News

Bota

Kina refuzon kërkesën e OBSH-së për studimin e origjinës së Covid-19: Teoria që ka dalë nga laboratori është thashethem

Kina refuzon kërkesën e OBSH-së për studimin e
Zeng Yixin

Kina nuk do të pranojë planin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për fazën e dytë të një studimi mbi origjinën e COVID-19, bëri me dije një zyrtar i lartë i shëndetësisë kineze.

Zëvëndësministri i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë Zeng Yixin tha ishte "befasuar" nga thirrja për një hulumtim të mëtejshëm të origjinës së pandemisë dhe konkretisht, teoria se virusi mund të ketë rrjedhur nga një laborator kinez.

Ai e hodhi poshtë teorinë e rrjedhjeve të laboratorit si një thashethem që bie ndesh me mendjen e shëndoshë dhe shkencën.

"Është e pamundur që ne të pranojmë një plan të tillë për gjurmimin e origjinës", tha ai në një konferencë shtypi thirrur për të adresuar çështjen e origjinës së COVID-19.

Kërkimi për origjinën e virusit është bërë një çështje diplomatike që ka përkeqësuar marrëdhëniet e Kinës me SHBA dhe shumë aleatë të saj. SHBA dhe të tjerët thonë se Kina nuk ka qenë transparente për atë që ndodhi në ditët e para të pandemisë. Kina akuzon kritikët për politizimin e një çështjeje që duhet t'u lihet shkencëtarëve.

Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, pranoi javën e kaluar se ishte e parakohshme të përjashtohej një lidhje e mundshme midis pandemisë dhe një rrjedhje nga një laborator në Ëuhan, qyteti ku sëmundja u zbulua për herë të parë në fund të 2019.

Tedros tha se ai shpresonte për një bashkëpunim më të mirë dhe qasje në të dhëna nga Kina, duke shtuar se marrja e aksesit në të dhëna të papërpunuara ishte një sfidë për ekipin ndërkombëtar të ekspertëve që udhëtoi në Kinë këtë vit për të hetuar shkakun e shpërthimit.

Ai gjithashtu thotë se kishte pasur një "shtytje të parakohshme" për të përjashtuar teorinë se koronavirusi mund të kishte dalë nga një laborator i qeverisë kineze në Wuhan. "Unë kam qenë vetë teknik laboratori, jam imunolog dhe kam punuar në laborator dhe ndodhin aksidente laboratorike," tha Tedros.

Zeng tha se laboratori Wuhan nuk ka asnjë virus që mund të infektojë drejtpërdrejt njerëzit. Ai vuri në dukje se një ekip i koordinuar nga OBSH që vizituan laboratorin në fillim të këtij viti arriti në përfundimin se një rrjedhje laboratori nuk ishte shumë e mundshme.

Burimi: AP

Të fundit