Flash News

Bota

Kokainë me vlerë 200 mln euro/ Autoritetet portugeze kapin jahtin në Atlantik, ngarkesa më e madhe 15 viteve të fundit

Kokainë me vlerë 200 mln euro/ Autoritetet portugeze kapin jahtin

Portugalia ka bërë me dije se ka kapur 5.2 tonë kokainë në një jaht me flamur spanjoll në oqeanin Atlantik. Policia gjeti 183 pako kokainë me një vlerë rreth 200 milionë euro.

Autoritetet portugeze thanë se dërgesa ishte një nga ngarkesat më të mëdha në Evropë gjatë viteve të fundit dhe më e madhja në Portugali për 15 vjet, raportojnë mediat e huaja.

Operacioni i policisë portugeze, e mbështetur nga marina dhe forcat ajrore të vendit, çuan në arrestimin e dy spanjollëve dhe një shtetasi peruan.

Autoritetet dyshojnë se kokaina i përkiste një bande ndërkombëtare të trafikut të drogës që po sillte kokainë në Evropë përmes Gadishullit Iberik.

"Kjo është një goditje e madhe për ata që duan të përmbytin Evropën me kokainë", tha drejtori i policisë gjyqësore portugeze Luis Neves në një konferencë për shtyp.

Të fundit