Flash News

Bota

Kolera rikthehet pas 50 vitesh në Itali, identifikohet një i infektuar

Kolera rikthehet pas 50 vitesh në Itali, identifikohet një i infektuar

Pas 50 vitesh, në Itali është rikthyer kolera. Mediat vendase raportojnë se është identifikuar një i moshuar nga Arbus i cili ndodhet i shtruar në repartin e Sëmundjeve Infektive në Cagliari.

Rasti në fjalë thuhet se ka 5 ditë i shtruar në spital. Vendi dhe dita e infektimit nuk dihen për momentin. I moshuari vuan nga sëmundje të zemrës dhe nuk duket të ketë bërë udhëtime jashtë vendit.

I moshuari ka thënë se simptomat i ka prej një muaji çka vështirësoi përcaktimin e saktë të momentit të infektimit.

Mjekët po kryejnë kontrolle epidemiologjike tek familjarët e pacientit që jetojnë në zonën e Medio Campidano dhe që aktualisht nuk shfaqin asnjë simptomë.

Të fundit