Flash News

Bota

Komisioni Europian nënshkruan marrëveshjen e pestë për vaksinën anti-covid

Komisioni Europian nënshkruan marrëveshjen e pestë për

Presidentja e Komisonit Europian Ursula Von Der Leyen Komisioni Europian bëri me dije se është nënshkruar kontrata e pestë me kompaninë gjermane CureVac, për vaksinën kundër koronavirusit

“Sot ne nënshkruam kontratën tonë të 5-të të vaksinës, me CureVacRNA. Në përgjithësi ne kemi siguruar gati 2 miliardë doza të vaksinave të ardhshme COVID19. Evropianët do të jenë në gjendje t’i marrin ato, pasi të jenë provuar të jenë të sigurt dhe efektivë – shpresojmë para fundit të vitit”, shkruan ajo në Twitter.

Sipas Von der Leyen, Komisioni Europian ka siguruar 2 miliardë doza vaksinash. Po ashtu presidentja e KE ka lajmëruar se qytetarët e Europës do të kenë mundësinë t’i marrin këto vaksina menjëherë pasi ato të jenë miratuar si efektive.

Të fundit