Flash News

Bota

Komisioni Evropian padit në gjykatë Poloninë dhe Çekinë, arsyeja

Komisioni Evropian padit në gjykatë Poloninë dhe
Foto ilustruese

Komisioni Evropian çoi në gjykatë Poloninë dhe Çekinë me arsyetimin se ligjet e tyre ndalojnë qytetarët nga vendet e tjera të BE-së të bashkohen me një parti politike dhe të marrin pjesë  në zgjedhjet lokale ose evropiane.

"Si rezultat i këtij kufizimi, qytetarët nga shtetet e tjera anëtare të BE-së që banojnë në Çeki ose Poloni nuk mund të ushtrojnë plotësisht të drejtën e tyre për të qënë kandidatë në zgjedhjet lokale dhe në zgjedhjet për Parlamentin Evropian nën të njëjtat kushte si shtetasit", tha Komisioni.

Reuters raporton se organi ekzekutiv i BE u shpreh se, "Komisioni pohon se kufizimet që pengojnë shtetasit jo-çekë dhe jo-polakë të BE-së në Çeki dhe Poloni përkatësisht për t'u bashkuar me një parti politike janë në kundërshtim me ligjin e BE pasi ato shkelin ... parimin e mos-diskriminimit për shkak të kombësisë".

Të fundit