Flash News

Bota

Agjencia Evropiane e Barnave jep vendimin për AstraZeneka-n: Është e sigurt, nuk ka lidhje me trombozën

  Agjencia Evropiane e Barnave jep vendimin për AstraZeneka-n:

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) arriti në përfundimin se vaksina AstraZeneca ndaj Covid-19 është "e sigurt dhe efektive" pas rishikimit të saj për shkak të raporteve të mpiksjes së gjakut në disa njerëz të vaksinuar.

Kemi mbërritur në një konkluzion të qartë shkencor. Astra-Zeneca është një vaksinë e sigurt dhe efektive. Përfitimet janë shumë herë më të mëdha se sa risqet. Vaksina nuk shoqërohet me një rritje të rrezikut të përgjithshëm të ngjarjeve tromboembolike ose mpiksjes së gjakut. Provat në botën reale, sugjerojnë që vaksina ka një efektshmëri edhe më të lartë se sa ajo e treguar gjatë testeve”, thuhet ndër të tjera në raportin e EMA.

Një numër vendesh të Bashkimit Evropian duke përfshirë Gjermaninë, Italinë dhe Francën kanë zgjedhur të pezullojnë shpërndarjen e tyre pas raportimit të disa rasteve të mpiksjes së gjakut pas injektimit të saj.

Deri më tani, EMA dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë thënë se nuk ka prova që vaksina është shkak i mpiksjes së gjakut dhe se se do të vazhdojë të studiojë lidhjet e mundshme midis mpiksjeve të gjakut dhe vaksinës, pasi 13 shtete të BE ndaluan vaksinimin nga kjo kompani, raporton BBC

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u bëri thirrje të enjteve vendeve që të vazhdojnë përdorimin e vaksinës.

Vendimet për të pezulluar përdorimin e vaksinës ngjallën shqetësime mbi ritmin e vaksinimit të rajonit, i cili tashmë ishte prekur nga mungesat e furnizimit.

OBSH do të lëshojë rezultatet e rishikimit të tij mbi sigurinë e vaksinës të Premten.

Hetimi EMA u përqendrua te rastet e trombozës venoze cerebrale - mpiksjen e gjakut në kokë.

Kreu i EMA Emer Cook tha se kjo nuk ishte një situatë "e papritur" kur miliona njerëz po vaksinohen, dhe mijëra zhvillojnë mpiksje gjaku çdo vit.

Të fundit