Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Konfirmimi i Erdoganit apo një lider i ri, zgjedhjet e 14 majit mund të ndryshojnë drejtimin e Turqisë

Në vitin kur Republika turke shënon 100-vjetorin, shteti po vëzhgohet nga afër nëse opozita e bashkuar mund të ketë sukses të rrëzojë nga pushteti liderin gjithnjë e më autoritar të këtij vendi anëtar të NATO-s.
Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, që do të mbahen më 14 maj, mund të bëjnë që qëndrimi në pushtet i presidentit Recep Tayyip Erdogan të hyjë në dekadën e tretë, apo ta vendosin shtetin në një drejtim të ri.
Kemal Kilicdaroglu, lideri i subjektit sekular të qendrës së majtë, Partisë Popullore Republikane apo CHP, është kundërkandidati kryesor që synon ta mposhtë Erdoganin, që ka qëndruar për 20 vjet në pushtet.
Kilicdaroglu, 74-vjeçar, është kandidati i përbashkët i një aleance prej gjashtë partish, që është zotuar se do të ndryshojë sistemin ekzekutiv presidencial që Erdogan ka instaluar, dhe ta kthejë shtetin në një demokraci parlamentare.
Sikurse edhe aleanca opozitare, Kilicdaroglu ka fituar mbështetjen e partisë pro-kurde të shtetit, që ka pothuajse 10 për qind të votave. Sondazhet i kanë dhënë atij një përparësi të lehtë. Gara do të jetë e ngushtë dhe ka të ngjarë që të vendoset në rundin e balotazhit, të caktuar më 28 maj.
Erdogan ka humbur mbështetjen që kishte për shkak të gjendjes ekonomike dhe krizës me koston e jetesës. Qeveria e tij, po ashtu, është kritikuar për përgjigjen e ngathtë pas tërmeteve shkatërruese që goditën më herët gjatë këtij viti jugun e Turqisë dhe lanë të vdekur dhjetëra mijëra persona.
“Për herë të parë në 20 vjet që kur Erdogani ka ardhur në pushtet, ai po përballet me sfidë të vërtetë zgjedhore, të cilën mund ta humbasë”, tha Ozgur Unluhisarcikli, drejtor i zyrës në Ankara të Fondit gjerman Marshall. Ai shtoi se në zgjedhje po garojnë dy vizione.
“Në njërën anë, e kemi vizionin e presidentit Erdogan për një shtet të sigurisë, një shoqëri monoteiste, për pushtet të konsoliduar në duart e ekzekutivit”, tha ai.
“Në anën tjetër, ka një vizion, që e përfaqëson Kilicdaroglu, për një Turqi më pluraliste, një vizion ku vendi bëhet gjithnjë e më demokratik... dhe ku ka një ndarje të qartë të pushtetit midis ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqësorit”, shtoi Unluhisarcikli.
Erdogan po garon për mandatin e tretë presidencial, pasi paraprakisht kishte shërbyer për tri mandate si kryeministër. Lideri 69-vjeçar nga partia konservatore dhe fetare, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim apo AKP, veçse është lideri që ka shërbyer më së gjati në Turqi.
Një politikan mjaft përçarës, Erdogan ka përqendruar fushatën e tij zgjedhore në arritjet në të shkuarën, duke e paraqitur veten si politikani i vetëm që mund të rindërtojë shtetin pas tërmeteve të 6 shkurtit që goditën jugun e Turqisë dhe vranë mbi 50.000 persona.
Ai, po ashtu, është përfshirë në shpenzime të mëdha para zgjedhjeve, përfshirë edhe rritjen e pagës minimale dhe pensioneve, në tentim për të zbutur efektet e inflacionit.
Gjatë fushatës zgjedhore, Erdogan ka tentuar të paraqesë opozitën si bashkëpunëtore me “terroristët”, por edhe fuqitë e huaja, që sipas tij, duan ta dëmtojnë Turqinë. Në përpjekje për të konsoliduar bazën e tij konservatore, ai po ashtu ka akuzuar opozitën se mbështet të drejtat “devijante” të komunitetit LGBTQ. T
ë dielën, qindra mijëra mbështetësve të tij iu shfaq një video e rreme, ku gjoja paraqitej një komandant i Partisë së paligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit, ose PKK, duke kënduar këngën e fushatës së opozitës.
Kilicdaroglu, ndërkaq, po shihet si një politikan që ka arritur të bashkojë opozitën që më herët ishte e ndarë. Aleanca Kombëtare e tij, e përbërë nga gjashtë parti ku bëjnë pjesë islamistët dhe nacionalistët, është zotuar se do të përmirësojë gjendjen e demokracisë dhe do të heqë dorë nga shtypja ndaj lirisë së shprehjes dhe disidentëve, që është aplikuar nën udhëheqjen e Erdoganit.
Janë edhe dy kandidatë të tjerë për president, por që vlerësohet se nuk do të marrin mbështetjen e nevojshme për të fituar. Ata janë Muharrem Ince, ish-lider i CHP-së, i cili kishte humbur zgjedhjet presidenciale ndaj Erdoganit më 2018, dhe Sinan Ogan, ish-akademik i cili ka mbështetjen e një partie nacionaliste, që është kundër migrantëve. Ince, që udhëheq Partinë Atdheu, është kritikuar nga mbështetësit e Kilicdaroglut, të cilët e kanë akuzuar se ka ndarë votat dhe po bën që zgjedhjet të shkojnë në rundin e balotazhit.
Çështjet kyçe në këto zgjedhje janë ekonomia dhe inflacioni i lartë. Në Stamboll, pronari i një çajtoreje, Cengiz Yel, tha se ai do të votojë “për ndryshim” për shkak të trajtimit jo të duhur të ekonomisë nga Qeveria.
“Ne brengosemi për qiranë, për rrymën dhe për faturat e tjera”, tha Yel. “Prej vitit të kaluar, unë e kam nisur çdo muaj me më shumë borxhe”.
Të tjerët shprehin dashurinë e tyre për liderin që ka përmirësuar infrastrukturën e shtetit dhe ka larguar shumë njerëz nga varfëria në vitet e para të sundimit të tij.
“E dua shtetin tim. Dua të jem me liderin që i shërben shtetit të tij”, tha Arif Portakal, 65 vjeç, mbështetës i Erdoganit nga Stambolli.
Fushata zgjedhore është përshkruar nga disa incidente të dhunshme. Të dielën, protestuesit në qytetin lindor të Erzurumit hodhën gurë ndaj kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu, që po bënte fushatë në emër të Kilicdaroglut. Të paktën shtatë persona u lënduan në këtë incident.
Votuesit po ashtu do të votojnë për anëtarët e rinj të Parlamentit prej 600 anëtarësh. Opozita duhet të fitojë shumicën nëse dëshiron të shtyjë përpara disa prej reformave demokratike që i ka premtuar.
Mbi 64 milionë persona, përfshirë edhe 3.2 milionë pjesëtarë të diasporës turke, kanë të drejtë vote. Mbi 1.6 milion persona veçse kanë votuar jashtë vendit. Tradicionalisht, dalja në zgjedhjet turke është e lartë.
Ka shqetësime se si do të votojnë votuesit në mesin e 3 milionë personave që janë zhvendosur nga 11 provincat e goditura nga tërmetet. Zyrtarët kanë thënë se vetëm 133.000 persona që u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre janë regjistruar që të votojnë në lokacionet e reja ku janë vendosur.
Disa parti politike dhe organizata joqeveritare kanë planifikuar që të transportojnë të zhvendosurit në zonat e goditura nga tërmetet, me qëllim që ata të mund të votojnë.
Po ashtu, shumë persona kanë vënë në pikëpyetje nëse Erdogan do të pranonte humbjen eventuale.
Më 2015, Erdogan besohet se ka punuar fshehurazi për të bllokuar bisedimet për formimin e koalicionit, pasi partia e tij humbi shumicën parlamentare në zgjedhje.
Partia e tij fitoi shumicën pas përsëritjes së zgjedhjeve disa muaj më vonë. Dhe më 2019, partia udhëheqëse ndryshoi rezultatet e zgjedhjeve lokale në Stamboll, pasi AKP-ja humbi postin e kryetarit të qytetit. Atëbotë, megjithatë, partia e Erdoganit pësoi humbje poshtëruese gjatë përsëritjes së zgjedhjeve.
Vëzhguesit po presin të shikojnë nëse opozita e organizuar mund t'i tejkalojë sfidat në shtetin ku lideri ka një fuqi të madhe të kontrollit mbi mediat, gjyqësorin dhe trupin zgjedhor, dhe të arrihet një ndryshim paqësor i regjimit.
“Bota po shikon sepse ky, po ashtu, është eksperiment, sepse Turqia, sikurse edhe disa shtete të tjera, qe një kohë është në rrugën autoritare”, tha Unluhisarcikli. “Dhe nëse kjo trajektore mund të ndryshohet vetëm përmes zgjedhjeve, mund të jetë shembull edhe për shtetet e tjera”./REL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38