Flash News

Bota

Konfirmohen mbi 80 raste të prekur nga lija e majmunëve në 12 vende të botës

Konfirmohen mbi 80 raste të prekur nga lija e majmunëve në 12

Më shumë se 80 raste të lisë së majmunëve janë konfirmuar në të paktën 12 vende.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se 50 raste të tjera të dyshuara janë duke u hetuar - pa përmendur asnjë shtet - dhe paralajmëroi se ka të ngjarë të raportohen më shumë raste.

Infeksionet janë konfirmuar në nëntë vende evropiane, si dhe në SHBA, Kanada dhe Australi, shkruan BBC.

Lija e majmunëve është më e zakonshme në pjesët e largëta të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore.

Është një infeksion i rrallë viral, nga i cili shumica e njerëzve shërohen brenda disa javësh, sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar.

Virusi nuk përhapet lehtë midis njerëzve dhe rreziku për publikun e gjerë thuhet të jetë shumë i ulët. Nuk ka një vaksinë specifike për linë e majmunit, por një vaksinë kundër lisë ofron 85% mbrojtje pasi të dy viruset janë mjaft të ngjashëm.

Deri më tani, agjencitë e shëndetit publik në Evropë kanë konfirmuar raste në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë, Portugali, Gjermani, Belgjikë, Francë, Holandë, Itali dhe Suedi.

 

Të fundit