Flash News

Bota

Konfirmon policia: Të paktën 10 të vdekur nga sulmi në një shkollë në Suedi

Konfirmon policia: Të paktën 10 të vdekur nga sulmi në
Policia suedeze ka konfirmuar se dhjetë persona kanë humbur jetën pas një sulmi që ka ndodhur në një shkollë në Orebro, një qytet në qendër të Suedisë ditën e sotme.

Roberto Eid Forest, shefi i policisë lokale, tha për BBC se hetimet janë ende në zhvillim e sipër dhe se autoritetet janë duke punuar për të identifikuar viktimat dhe për të kuptuar plotësisht dinamikën e sulmit.

Ai theksoi se është e rëndësishme që të sigurohet çdo informacion për këtë tragjedi dhe të sigurohet që të gjitha detajet të dalin në dritë sa më shpejt të jetë e mundur.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë ndonjë informacion në lidhje me identitetin e sulmuesit ose motivet e tragjedisë. 

Të fundit