Flash News

Bota

Konflikti Armeni-Azerbajxhan/ Mike Pompeo: Turqia po shton rrezikun me ndërhyrjet e saj

Konflikti Armeni-Azerbajxhan/ Mike Pompeo: Turqia po shton rrezikun me

Sekretari i Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë se  përfshirja e Turqisë në konfliktin midis Azerbajxhanit dhe Armenisë ka rritur rrezikun në rajon, duke përsëritur edhe njëherë thirrjen e tij, që çështja të zgjidhet përmes diplomacisë.

Rreth 30,000 njerëz janë vrarë në shpërthimin më vdekjeprurës të disa dekadave më parë,  në luftën e viteve 1990 mbi Nago-Karabakun, shkruan Reuters.

Nagarab-Karabaku i përket Azerbajxhanit sipas ligjit ndërkombëtar, por është i populluar dhe qeveriset nga armenët etnikë. Përplasjet kanë ngritur shqetësimet se Turqia dhe Rusia, të cilat gjithashtu mbështesin palët kundërshtare në konfliktet në Siri dhe Libi, mund të ndërhyjnë.


Duke kundërshtuar kritikat nga aleatët e NATO-s, Turqia ka akuzuar Armeninë për pushtimin e territorit Azerbajxhan dhe u zotua për mbështetje të plotë për Azerbajxhanin.

Ankaraja i ka bërë thirrje vazhdimisht Grupit të Minskut, të udhëhequr nga Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, të nxisë Armeninë të tërhiqet nga rajoni.

"Tani kemi turqit, të cilët kanë ndërhyrë dhe i kanë siguruar burime Azerbajxhanit, duke rritur rrezikun, duke rritur fuqinë e zjarrit që ka nisur në këtë luftë historike", tha Pompeo në një intervistë për WSB Atlanta.

"Zgjidhja e këtij konflikti duhet të bëhet përmes negociatave dhe diskutimeve paqësore, jo përmes konflikteve të armatosura, dhe sigurisht jo me vendet e palëve të treta që vijnë për t'i dhënë  ndihmë,  asaj që tashmë është një fuçi baruti," tha Pompeo.

Të enjten, shpresat për një armëpushim humanitar u dobësuan ndërsa numri i të vdekurve u rrit dhe Armenia dhe Azerbajxhani akuzuan njëri-tjetrin për fillimin e sulmeve të reja.

"Ne jemi me shpresë se do ta nisin armëpushimin dhe pastaj do të ulen në tryezë dhe do të përpiqen ta zgjidhin këtë, ”tha Pompeo.

Të fundit