Flash News

Bota

Konflikti Armeni - Azerbajxhan, Uashingtoni do të presë palët për bisedime

Konflikti Armeni - Azerbajxhan, Uashingtoni do të presë palët

 

Ministrat e Jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit do të shkojnë të premten në Uashington për t'u takuar me Sekretarin amerikan të shtetit Mike Pompeo. Sipas Returs, takimi është konfirmuar nga palët ndërluftuese
 

Ky takim synon ti japë fund luftimeve në Nago-Karabak, raporton Returs.

Pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit, e cila u nënshkrua  më 70 tetor luftimet ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit kanë vazhduar.

Më herët, Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje që palët të respektojnë armëpushimin e arritur.

Dhuna ka ngritur frikën se fuqitë rajonale Turqia dhe Rusia mund të futen në një konflikt më të gjerë dhe shqetësim në lidhje me sigurinë e tubacioneve në Azerbajxhan që transportojnë gaz natyror dhe naftë në tregjet botërore.

Të fundit