Flash News

Bota

Konflikti me Izraelin/ Të paktën 100 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor, shumica fëmijë

Konflikti me Izraelin/ Të paktën 100 palestinezë janë

Të paktën 100 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerusalemin Lindor këtë vit mes një rritjeje masive të sulmeve ushtarake izraelite, sipas shifrave të përpiluara nga BBC.

Viktima e fundit u regjistrua sot, pasi një 18-vjeçar u qëllua për vdekje në Jerusalemi. Kjo do të thotë se ky vit duket se do të jetë më vdekjeprurësi për palestinezët në Bregun Perëndimor që nga viti 2015.

Shumica dërrmuese u qëlluan për vdekje nga forcat izraelite të sigurisë dhe disa nga civilë izraelitë të armatosur.

Ndërsa grupet e të drejtave të njeriut shprehin alarmin në rritje, shifrat tregojnë se gati një e pesta e palestinezëve të vrarë ishin fëmijë.

Zyrtarët izraelitë dhe palestinezë fajësojnë njëri-tjetrin për kolapsin e sigurisë në Bregun Perëndimor verior.

Burimi: BBC

Të fundit