Flash News

Bota

Konflikti Palestinë-Izrael/ Vijojnë sulmet me raketa, rritet bilanci i viktimave

Konflikti Palestinë-Izrael/ Vijojnë sulmet me raketa, rritet bilanci i
Foto ilustruese

Militantët e Hamasit kanë lëshuar dhjetëra raketa në Izrael, pasi sulmet ajrore izraelite vranë komandantë të lartë dhe rrëzuan një bllok tjetër kullash në Gaza, raporton BBC.

Përshkallëzimi, i cili filloi të hënën, ka shkaktuar shumë dhunë. Të paktën 67 persona janë vrarë në Gaza dhe shtatë në Izrael. Sulmet shpërthyen pas disa javësh të rritjes së tensionit izraelito-palestinez në Jeruzalemin Lindor, i cili kulmoi me përplasjet në një vend të shenjtë të nderuar nga myslimanët dhe hebrenjtë.

Më shumë se 374 njerëz u arrestuan dhe 36 oficerë u plagosën pas përplasjeve në qytetet izraelite, tha policia. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se po planifikon të dërgojë forca ushtarake për të ndihmuar policinë të mbajë rendin në qytetet e shkatërruara nga dhuna. Ai shtoi se sulmet në ditët e fundit arritën në "anarki".

Të fundit