Flash News

Bota

Kongresmeni amerikan: Pse hesht Blinken për provokimet e Serbisë?

Kongresmeni amerikan: Pse hesht Blinken për provokimet e Serbisë?

Kongresmeni amerikan Ritchie Torres ka kritikuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me tensionet në veri të Kosovës.

Në Twitter, Torres shkruan se në një kohë kur trupa e NATO-s janë plagosur nga qeveria serbe, SHBA-të heshtin. Torres ngre pyetjen se pse Sekretari Antony Blinken, po dënon në mënyrë të njëanshme konfliktin.

“25 paqeruajtës të NATO-s janë plagosur nga përfaqësuesit e qeverisë serbe.

Pse Sekretari Blinken po e dënon në mënyrë të njëanshme Kosovën, aleate të ngushtë të SHBA-së, ndërkohë që hesht për provokimet e Serbisë, aleate e ngushtë e Rusisë?

SHBA duhet të qëndrojë me Kosovën”, shkruan në Twitter Torres.

Të fundit