Flash News

Bota

Konflikti për Nagorno Karabakun, raportohet për civilë të vrarë pas bombardimeve nga forcat azerbajxhanase

Konflikti për Nagorno Karabakun, raportohet për civilë të

Vazhdojnë luftimet në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakun. Autoritetet raportuan për vdekjen e të paktën tre civilëve pas bombardimeve nga forcat azerbajxhanase. Armenia dhe Azerbajxhani mohojnë të kenë në shënjestër civilët.

Tre armëpushimet e nënshkruara nuk u respektuan nga palët në luftë. Rreth 1,000 persona raportohen të vrarë që kur shpërthyen luftimet më 27 shtator. Nagorno Karabaku njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por armenët etnikë që përbëjnë shumicën e popullsisë refuzojnë sundimin e Azerbajxhanit. Ata kanë qeverisur rajonin, me mbështetjen e Armenisë, që kur trupat e Azerbajxhanit u dëbuan nga rajoni në një luftë që përfundoi me një armëpushim më 1994.

Të fundit