Flash News

Bota

Konservatorët në garë/ Kush është Rishi Sunak, pretendenti kryesor për të zëvendësuar Boris Johnson

Konservatorët në garë/ Kush është Rishi Sunak,

Pretendentët e rinj për lidershipin e Partisë Konservatore britanike nisën punën për të zëvendësuar Boris Johnson.

Ish-ministri i financave, Rishi Sunak, i cili dha dorëheqjen të martën është ndër pretendentët kryesorë për këtë detyrë.

Sunak njoftoi ofertën e tij për udhëheqje dje, teksa premtoi se do të përballet me sfondin e vështirë ekonomik me "ndershmëri, seriozitet dhe vendosmëri", në vend që të grumbullojë barrën mbi brezat e ardhshëm.

"Dikush duhet ta kapë këtë moment dhe të marrë vendimet e duhura," tha ai.

Ish-ministrja e Barazive në Mbretërinë e Bashkuar, Kemi Badenoch, shtoi emrin e saj në listën e kandidatëve. Ajo ishte një nga gati 60 anëtarët e parlamentit dhe ndihmësit që dhanë dorëheqjen këtë javë për të detyruar Johnson të largohej nga detyra.

Badenoch bëri thirrje për ndryshim dhe tha se opinioni britanik ishte "rraskapitur nga kotësirat dhe retorika boshe".

Kandidaturat kanë shpallur zyrtarisht edhe deputeti konservator Tom Tugendhat dhe prokurorja e përgjithshme Suella Braverman.

Por Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace, i cili ishte konsideruar si një pretendent potencialisht i fortë, është tërhequr nga gara.

Shpallja e kandidaturës së Rishi Sunak fitoi mbështetjen e menjëhershme të disa deputetëve. Ai është gjithashtu kandidati i preferuar midis anëtarëve të Partisë Konservatore, një e katërta e të cilëve e favorizojnë atë, sipas sondazhit të fundit.

Ish-ministri i financave ndiqet nga Sekretarja e Jashtme Liz Truss, e cila mbështetet nga 21% e anëtarëve të partisë, sipas sondazhit të Opinium.

Sunak u emërua ministër i financave në shkurt 2020, duke zëvendësuar Sajid Javid i cili dha dorëheqjen. Ai u vlerësua për paketën e shpëtimit ekonomik nga goditja që i dha COVID-19, dhe se shmangu papunësinë masive .

Por më vonë ai u përball me kritika për mosdhënien e mbështetjes së mjaftueshme të kostos së jetesës për familjet. Figura e tij u dëmua edhe nga një gjobë që ai mori për thyerjen e masave anti-covid. Sunak votoi për Brexit në referendumin e BE-së të vitit 2016.

Burimi: Euronews

Të fundit