Flash News

Bota

Koronavirusi rrezikon "Tokyo 2020", lojërat mund të anulohen në minutën e fundit

Koronavirusi rrezikon "Tokyo 2020", lojërat mund të anulohen

Lojërat Olimpike të Tokios, të cilat fillojnë këtë të premte, mund të anulohen në minutën e fundit për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus.

Sipas Sky News, lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti Toshiro Muto, i cili tregoi se diskutimet do të vazhdojnë pasi është e pamundur të parashikohet se çfarë mund të ndodhë me infektimet e Covid-19.

"Ne nuk mund të parashikojmë se çfarë do të ndodhë me numrin e rasteve të koronavirusit," tha Muto.

Me rritjen e rasteve në kryeqytetin japonez dhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, tanimë është vendosur të mbahen gara të ndryshme në vende bosh dhe përreth qytetit.

Deri tani ka pasur 67 raste midis sportistëve të akredituar në lojëra që nga fillimi i muajit.

"Rastet e koronavirusit mund të rriten ose të bien, kështu që ne do të mendojmë se çfarë duhet të bëjmë në varësi të situatës", ka shtuar më tej Muto.

Të fundit