Flash News

Bota

KQZ publikon rezultatet: Numërohen 90% e votave në Kosovë, Vetëvendosje kryeson

KQZ publikon rezultatet: Numërohen 90% e votave në Kosovë,

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të dhënat e fundit mbi procesin e numërimit të votave në zgjedhjet e 9 shkurtit, ku deri më tani janë numëruar 90.13% e votave.

Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje kryeson garën me 41.00% të votave, që përkthehet në 311,907 vota. Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës me 22.37% ose 170,198 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 17.57% të votave, përkatësisht 133,693 vota.

Nga partitë e tjera, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kanë marrë 7.56% të votave (57,539 vota), ndërsa Lista Serbe ka siguruar 3.98% të votave (30,273 vota). Koalicioni për Familje ka marrë 2.30% ose 17,505 vota.

Procesi i numërimit po vijon dhe rezultatet përfundimtare priten në orët në vijim. KQZ ka bërë me dije se pjesëmarrja në zgjedhje ishte 40.59%, me gjithsej 799,954 qytetarë që votuan nga 1,970,944 qytetarë me të drejtë vote.

Të fundit