Flash News

Bota

Kremlini 'harron' luftën në Ukrainë, thirrje Turqisë që të mos përshkallëzojë situatën në Siri

Kremlini 'harron' luftën në Ukrainë, thirrje

Presidenti i Turqisë paralajmëroi një ofensivë të re tokësore në Siri kundër militantëve kurdë, ndërsa Moska i kërkoi përmbajtje dhe i bëri thirrje Ankarasë të shmangte një përshkallëzim.

I dërguari presidencial i Rusisë në Siri, Alexander Lavrentyev tha se Turqia duhet të "tregojë njëfarë përmbajtjeje" në mënyrë që të parandalojë një përshkallëzim në vendin e Lindjes së Mesme, ku tensionet u rritën gjatë fundjavës pasi sulmet ajrore turke vranë dhe plagosën një numër ushtarësh sirianë.

Lavrentyev, vendi i të cilit është një aleat i fortë i qeverisë siriane shprehu shpresën se "do të jetë e mundur të bindim partnerët tanë turq që të përmbahen nga përdorimi i tepruar i forcës në territorin sirian".

Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët më vonë thanë se sulmet e reja ajrore turke të martën goditën një bazë që grupi ndan me koalicionin e udhëhequr nga SHBA në luftën kundër të ashtuquajturit grupi Shteti Islamik.

Baza është pak jashtë qytetit të Qamishlit, 50 kilometra nga kufiri turk. Dy luftëtarë të SDF-së u vranë dhe tre u plagosën, tha grupi.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha dje se Moska i sheh shqetësimet e sigurisë së Turqisë "me mirëkuptim dhe respekt", por gjithashtu i kërkon Ankarasë që "të përmbahet nga hapat që mund të çojnë në një destabilizim serioz të situatës në përgjithësi".

"Mund të kthehet si një bumerang," tha Peskov.

Sulmet e Turqisë erdhen pas shpëthimit në Stamboll, pas të cilit, dyshohet se fshiheshin kurdët.

Burimi: Euronews

Të fundit