Flash News

Bota

Kremlini hedh poshtë zërat: Putin është mirë me shëndet dhe nuk ka ndërmend të tërhiqet

Kremlini hedh poshtë zërat: Putin është mirë me

Kremlini zyrtar ka hedhur poshtë zërat se presidenti rus Vladimir Putin është keq me shëndet dhe ka ndërmend të tërhiqet, duke e quajtur shkrimin e tabloidit britanik si një marrëzi të plotë.

 Sipas DW, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se lajmi i botuar nga “The Sun ishte i pavërtetë”.

"Kjo është marrëzi e plotë. Gjithçka është në rregull me presidentin," tha Peskov në komentet e kryera nga agjencia shtetërore e lajmeve TASS.

The Sun citoi vëzhgues të cilët kishin studiuar pamjet e fundit ku Putini dukej se ishte në lëvizje të vazhdueshme ndërsa ai dukej se kishte dhimbje në mometin që po kapte krahun e karriges. Gishtat e tij dridheshin ndërkohë që po mbante në dorë një ilaç që supozohej të ishte kundër dhimbjes, thuhej në gazetë.

Lajmi erdhi pasi Dhoma e Ulët e legjislaturës ruse propozoi një projektligj që mund t'u sigurojë ish-presidentëve rusë imunitet nga ndjekja penale gjatë jetës së tyre, jo thjesht për aq kohë sa janë në detyrë.

Projekt-ligji, i botuar në një faqe në internet të qeverisë, lejon që Putinin të kandidojë përsëri kur mandati i tij të përfundojë në 2024.

Projekt-ligji i ri do ta bëjë gjithashtu më të vështirë heqjen e imunitetit të zgjeruar për ish-presidentët. Do të kërkonte që Dhoma e Sipërme e parlamentit të votojë me shumicë dërrmuese për ta revokuar atë mbi forcën e akuzave nga Dhoma e Ulët se presidenti kishte kryer tradhti ose një krim tjetër të rëndë.

Projekt-ligji do të bëhet ligj nëse Dhoma e Ulët voton për ta miratuar atë në tre lexime, Dhoma e Sipërme e mbështet dhe Putin më pas e nënshkruan.

Putini u zgjodh për herë të parë si president i Rusisë në 2000. Ai ka shërbyer më gjatë se çdo politikan rus ose sovjetik që nga fillimi i viteve 1950.

Të fundit