Flash News

Bota

Kremlini mundohet të fshehë dështimin në Ukrainë: Putin është i vetëdijshëm për situatën në vijën e frontit

Kremlini mundohet të fshehë dështimin në Ukrainë: Putin

Kremlini thotë se Putini i vetëdijshëm për situatën në vijën e frontit, këmbëngul se Rusia do t'i arrijë qëllimet e saj në Ukrainë

Kremlini këmbënguli se Rusia do të arrijë të gjitha qëllimet e "operacionit special ushtarak" në Ukrainë, pavarësisht disfatës që pësoi në Kharkiv gjatë fundjavës. Kujtojmë që forcat ukrainase sprapsën rusët dhe arritën të merrnin një pjesë të mirë të territoreve që kontrolloheshin nga kjo e fundit.

“Operacioni special ushtarak vazhdon dhe do të vazhdojë derisa të arrihen qëllimet fillestare”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një konferencë me gazetarët.

Presidenti rus Vladimir Putin është i vetëdijshëm për situatën në vijën e frontit, shtoi ai. Pas suksesit të kundërofensive të Ukrainës, ministria ruse e Mbrojtjes u përpoq ta paraqiste tërheqjen e saj si një rigrupim strategjik.

Peskov tha se Putini është i vetëdijshëm për "rigrupimin" e përmendur të trupave ruse.

Burimi: CNN

 

Të fundit