Flash News

Bota

Kremlini për deklaratat e Trump mbi konfliktin në Ukrainë: Zgjidhja e tij brenda natës është ekzagjerim

Kremlini për deklaratat e Trump mbi konfliktin në Ukrainë:

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, komentoi të enjten mbi pretendimet e Donald Trump se ai mund të zgjidhte shpejt konfliktin në Ukrainë, duke i cilësuar ato si të ekzagjeruara.

"Sigurisht, kishte njëfarë ekzagjerimi se ai do të ishte në gjendje ta zgjidhte këtë brenda natës," u tha Peskov gazetarëve, duke shtuar se megjithëse një zgjidhje e shpejtë është e pamundur, "nëse administrata e re do të kërkojë paqen, dhe jo vazhdimin e luftës, kjo do të ishte një përmirësim."

Kremlini kishte komentuar më parë zgjedhjen e Trump, duke vënë në dukje marrëdhëniet e tensionuara SHBA-Rusi dhe e cilësoi SHBA-në si "një vend jomik që është i përfshirë drejtpërdrejt dhe indirekt në luftën kundër shtetit tonë."

Kur u pyet për komentin e nënpresidentes Kamala Harris, e cila në një debat tha se presidenti Putin "do të të hante për drekë" (referuar Trump), Peskov u përgjigj me humor: "Putini nuk ha njerëz."

Të fundit