Flash News

Bota

Kremlini reagon për herë të parë pas sulmeve ndaj Iranit, Putin: Vrasja e Khameneit është “cinike”

Kremlini reagon për herë të parë pas sulmeve ndaj Iranit,

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar vrasjen e udhëheqësit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, si një “vrasje cinike” që, sipas tij, shkel “të gjitha normat e moralit njerëzor dhe ligjin ndërkombëtar”.

Deklarata është bërë përmes agjencisë shtetërore ruse TASS dhe përbën reagimin e parë zyrtar të Kremlinit pas sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit dhe kundërpërgjigjeve të mëvonshme iraniane.

Putin theksoi se Khamenei do të mbahet mend në Rusi si një “shtetar i jashtëzakonshëm”, duke e vlerësuar rolin e tij në drejtimin e Iranit ndër vite.

Rusia dhe Irani kanë forcuar ndjeshëm bashkëpunimin e tyre strategjik gjatë viteve të fundit. Teherani ka ofruar mbështetje ushtarake për Moskën në kuadër të luftës në Ukrainë, përfshirë furnizimin me dronë dhe raketa balistike, si dhe asistencë në ndërtimin e një fabrike për prodhimin e dronëve në territorin rus.

Reagimi i Kremlinit vjen në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ndërsa zhvillimet e fundit pritet të ndikojnë më tej në balancat gjeopolitike dhe marrëdhëniet mes fuqive globale.

Të fundit