Flash News

Bota

Kremlini thotë se Vladimir Putin do t’i fitojë lehtësisht zgjedhjet e ardhshme

Kremlini thotë se Vladimir Putin do t’i fitojë lehtësisht

Një vit përpara zgjedhjeve presidenciale të Rusisë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i tha Neë York Times se presidenti Vladimir Putin do të rizgjidhet me më shumë se 90 për qind të votave.

Putin, i cili ka qenë në pushtet që nga fundi i vitit 1999, ka çmontuar kryesisht elementët e demokracisë dhe lirisë që zunë rrënjë pas rënies së Bashkimit Sovjetik tre dekada më parë dhe e ka tërhequr Rusinë në pushtimin e paprovokuar të Ukrainës -- konflikti më i madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në një intervistë më 6 gusht, Peskov tha se zgjedhjet presidenciale ruse “nuk janë vërtet demokraci, është burokraci e kushtueshme”.

Putini, i cili ka përdorur represionin më të ashpër të opozitës politike ruse që nga koha sovjetike, pritet të fitojë lehtësisht rizgjedhjen.

Putin ka burgosur kundërshtarët, ka nënshtruar sistemin gjyqësor dhe ka shtypur lirinë e shtypit, duke i kthyer zgjedhjet kryesisht në farsa me tipare të përbashkëta me mbushjen e votave dhe manipulimin e rezultateve të votimit.

Të fundit