Flash News

Bota

Kreu i NATO-s paralajmëron Evropën: Duhet të shpenzojë më shumë për mbrojtjen

Kreu i NATO-s paralajmëron Evropën: Duhet të shpenzojë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka paralajmëruar Evropën se shpenzimet për mbrojtjen duhet t'i shtojë më tepër. 

Ai tha se NATO ka plane “të forta” për të adresuar këtë çështje dhe për të mbrojtur vendet anëtare.

Sipas Rutte-s, objektivat e shpenzimeve janë kyçe për funksionimin e aleancës në këtë botë gjithnjë e më të rrezikshme, duke shtuar se disa aleatë duhet të shpenzojnë “ndjeshëm më shumë”, shkruajnë mediat e huaja. 

“Duhet të veprojmë më shpejt dhe më fuqishëm – nuk ka kohë për të humbur”, deklaroi ai. 

Duke u ndalur te konflikti në Ukrainë, Rutte tha se “sa më e fortë të jetë Ukraina në fushëbetejë, aq më e fortë do të jetë në tryezën e negociatave”.

 

Të fundit