Flash News

Bota

Krijoi fonde për partinë e tij, ish-kryeministri kroat dënohet me 8 vjet burg për korrupsion

Krijoi fonde për partinë e tij, ish-kryeministri kroat dënohet me

Ish-kryeministri kroat Ivo Sanader u dënua të premten me tetë vjet burg për krijimin e fondeve për partinë e tij konservatore HDZ duke marrë para nga ndërmarrjet publike përmes një agjencie marketingu.

Sanader mohoi akuzat për korrupsion dhe pritet të apelojë dënimin e tij në një gjykatë më të lartë.

Masa ishte një rigjykim i një çështje për të cilën Sanader tashmë ishte burgosur për nëntë vjet në 2013 por vendimi i të cilit ishte anuluar nga Gjykata e Lartë për arsye procedurale. Sanader, 67 vjeç, ishte kryeministër nga 2003 deri në 2009, kur dha dorëheqjen pa dhënë shpjegime, shkruajnë mediat vendase

Në rigjykim, gjykatësi tha se Sanader kishte organizuar një grup të njerëzve për të kryer aktivitete kriminale dhe për të mbuluar marrëveshjet joligjore financiare, ka raportuar media shtetërore kroate.

Partia e tij, HDZ, që aktualisht është në pushtet, është gjobitur me afro 550,000 dollarë dhe është urdhëruar nga gjykata që të kthejë 2,1 milionë dollarë fonde, të përfituara në mënyrë të paligjshme.

Sanader po vuan dënimin në një burg të veçantë pasi u dënua për marrje ryshfeti në 2008 ndërsa kishte ndërhyrë që një ndërtesë që i përkiste një kolegu të partisë t'i shitej një ministrie me një çmim më të lartë se vlera në treg.

Sanader ka mohuar akuzat në të dy rastet dhe u është drejtuar gjykatave më të larta.

Të fundit