Flash News

Bota

Krijuesi i vaksinës anti-covid: Nga mesi i vitit të ardhshëm mund t’i rikthehemi normalitetit

Krijuesi i vaksinës anti-covid: Nga mesi i vitit të ardhshëm mund

Ugur Sahin, shkencëtari që fshihet pas vaksinës së parë anti-covid, tha se kjo vaksinë mund t’i japë fund pandemisë.  

Kompania gjermane BioNTech dhe gjiganti farmaceutik amerikan Pfizer njoftuan të hënën se kandidati i tyre për vaksinën kishte tejkaluar pritjet në fazat vendimtare të provave, duke rezultuar 90% efektiv në parandalimin e infektimit.

Në një intervistë për The Guardian, Sahin tha se kjo vaksinë e pengon virusin të futet në trupin tonë, por edhe nëse ndodh që futet, qelizat e imunizuara e eleminojnë menjëherë atë.

“Vaksina pengon Covid-19 të fitojë qasje në qelizat tona. Por edhe nëse virusi arrin të gjejë një rrugëdalje, atëherë qelizat T e godasin dhe e eliminojnë atë. Ne jemi përpjekur të njohim shumë mirë sistemin imunitar për të përsosur këto dy lëvizje mbrojtëse. Tani e dimë që virusi nuk mund të mbrohet kundër këtyre mekanizmave”, tha ai.

Ai foli edhe për periudhën se kur mund t’i kthehemi jetës normale.

 “Nga mesi i vitit të ardhshëm. Por, para se të ndodhë kjo, na pret një dimër i vështirë. Edhe sikur të nisë shpërndarja e vaksinës në dhjetor, situata nuk do të ndryshojë në mënyrë rrënjësore”, u shpreh ai.

I akuzuar nga presidenti Trump se fshehën lajmin e mirë pas zgjedhjeve amerikane, Sahin tha se kërkimi farmaceutik nuk duhet të politizohet kurrë.

 “Kërkimi farmaceutik nuk duhet të politizohet kurrë. Është një çështje integriteti. Mbajtja e informacionit do të ishte joetike. Ajo që është e rëndësishme për ne është që ne jemi duke zhvilluar një vaksinë dhe nuk luajmë politikë”, tha Sahin.

Të fundit