Flash News

Bota

Kritikoi politikat e qeverisë për azilkërkuesit, BBC pezullon prezantuesin e sportit. Stafi jep dorëheqjen

Kritikoi politikat e qeverisë për azilkërkuesit, BBC pezullon

Gjigandi mediatik britanik BBC pezulloi prezantuesin sportiv të BBC Sport, Gary Lineker, pasi kritikoi gjuhën e qeverisë për politikën e saj të azilit.

Sipas BBC, argumentat e Lineker kanë shkaktuar një grindje të paprecedentë rreth paanshmërisë. Me pezullimine  tij, filloi shpërbërja e të gjithë stafit të cilët u ngritën në një bojkot.

Në një deklaratë të lëshuar të shtunën pasdite, një zëdhënës i BBC tha se korporata do të jetë në gjendje të sjellë programe të kufizuara sportive vetëm këtë fundjavë dhe se po punonte shumë për të zgjidhur situatën.

Disa programe tashmë janë anuluar dhe është gjithnjë e më e paqartë se si prodhimi i planifikuar do të jetë në gjendje të vazhdojë duke pasur parasysh shkallën e trazirave midis prezantuesve dhe stafit të BBC Sport.

Një ish-drejtues i BBC-së ka thënë se transmetuesi minoi besueshmërinë e tij duke hequr Gary Lineker nga transmetimi.

Greg Dyke, i cili veproi si drejtor i përgjithshëm midis 2000 dhe 2004, tha se “ekziston një precedent i krijuar prej kohësh në BBC që nëse je një prezantues argëtues ose një prezantues sportiv, atëherë nuk je i detyruar nga të njëjtat rregulla. Problemi i vërtetë sot është se BBC ka minuar besueshmërinë e vet duke e bërë këtë".

Të fundit