Flash News

Bota

Kriza energjetike/ Franca do t'i paguajë nga 100 euro çdo qytetari

Kriza energjetike/ Franca do t'i paguajë nga 100 euro çdo

Qeveria franceze ka njoftuar një pagesë të njëhershme prej 100 eurosh për çdo qytetar të ardhurat neto mujore të të cilit janë 2,000 euro ose më pak, për të ndihmuar në përballimin e rritjes së çmimeve të karburantit dhe energjisë.

Mediat e huaja raportojnë se bonusi i qeverisw do të shkojë automatikisht për rreth 38 milionë francezë, përfshirë ata që nuk drejtojnë makinë apo motor. Pagesat e para do të shkojnë për punonjësit e biznesit në fund të dhjetorit.

Nëpunësit civilë, studentët dhe pensionistët do të marrin të tyret në fillim të vitit 2022.

Pagesa prej 100 eurosh do të jetë pa taksa dhe kryeministri Jean Castex tha se do t'i kushtonte qeverisë 3.8 miliardë euro. Kjo do të ishte shumë më pak se kostoja e uljes së tarifës së karburantit.

Presidenti Emmanuel Macron është gjashtë muaj larg nga zgjedhjet presidenciale dhe rritja e çmimeve të energjisë kërcënon të shkaktojë një valë të re protestash masive.

Protestat "jelekët e verdhë" në vitin 2018 u përshkallëzuan nga protestat për tarifën e karburantit në një lëvizje shumë më të gjerë anti-qeveritare.

 

Të fundit