Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kriza e fuqisë amerikane: Si e shohin evropianët, Amerikën e Joe Biden
Nga Ivan Krastev & Mark Leonard
Amerikanët kanë një president të ri, por jo një vend të ri. Ndërsa shumica e evropianëve iu gëzuan fitores së Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2020, ata nuk mendojnë se ai mund t`a ndihmojë Amerikën të rikthehet si një udhëheqëse e shquar globale.
Ky është zbulimi kryesor i një studimi pan-evropian me më shumë se 15.000 njerëz në 11 vende, të porositur nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, i kryer gjatë muajve nëntor dhe dhjetor nga Datapraxis dhe YouGov. Sondazhi ynë tregoi se qëndrimet e evropianëve ndaj SHBA-së kanë pësuar një ndryshim të madh.
Shumica në vendet kryesore anëtare të BE-së, mendojnë se sistemi politik amerikan ka degraduar,se Kina do të jetë më e fuqishme se SHBA brenda një dekade, dhe se evropianët nuk mund të mbështeten më për mbrojtje tek Uashingtoni.
Në të gjithë 11 vendet e përfshira nga sondazhi i ECFR, 53 për qind e të anketuarve besojnë se fitorja e Bajden do të sjellë një ndryshim pozitiv për vendet e tyre, dhe 57 për qind mendojnë se ajo është e dobishme edhe për BE-në. Por shumë evropianë nuk besojnë se elektorati amerikan, nuk do të votojë mënjë tjetër Donald Trump pas 4 vitesh.
Madje 53 për qind e gjermanëve thonë se pas zgjedhjes së Trumpit si president, amerikanëve nuk mund t’u besohet më. Por ndërsa evropianët janë më pozitivë në lidhje me BE-në, ata janë shumë pesimistë ndaj SHBA-së. Mbi 6 në 10 të anketuar në 11 vendet e anketuara besojnë se sistemi politik amerikan është tërësisht ose disi i prishur.
Dhe 51 për qind e të anketuarve, nuk bien dakord me pikëpamjen se nën Bidenin, SHBA-ja ka të ngjarë të riparojë ndarjet e saj të brendshme, dhe të investojë në zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare si ndryshimi i klimës, paqja në Lindjen e Mesme, marrëdhëniet me Kinën, dhe siguria evropiane.
Në të 11 vendet e anketuara, 6 në 10 të anketuar mendojnë se Kina do të bëhet më e fuqishme se sa SHBA-ja brenda 10 viteve të ardhshme. Pikëpamja se Kina do të kapërcejë SHBA-të, ndahet nga 79 për qind e publikut në Spanjë, dhe nga 72 për qind e qytetarëve në Portugali dhe Itali.
Nga ana tjetër, ne vumë re 4 ndryshime të thella të mendimit të evropianëve. Së pari, ka njëlëvizje drejt një vetëbesimi më të madh. Të paktën 60 për qind e të anketuarve në çdo vend të anketuar, besojnë se ata nuk mund të mbështeten gjithmonë tek SHBA-ja për mbrojtjen e tyre, dhe se për këtë arsye, duhet të investojnë në mbrojtjen evropiane.
Surpriza e dytë e madhe,ka të bëjë me çështjen e shtrirjes gjeopolitike. Biden ka bërë thirrje që SHBA-ja dhe Evropa të formojnë një front të bashkuar kundër Kinës. Por sondazhi i ECFR tregon se në Evropën e sotme, nuk ka asnjë ëndërr për një kthim tek një botë bipolare në të cilën Perëndimi do të përballej me Kinën dhe aleatët e saj, siç bëri dikur kundër Bashkimit Sovjetik.
Të shqetësuar nga dyshimet mbi Amerikën, dhe të ndikuar nga fokusimi i Trump tek interesat kombëtare, votuesit evropianë kanë filluar të mendojnë ndryshe mbi natyrën e aleancës transatlantike. Dhe as ndryshimi politik në Uashington, nuk duket se e ka ndryshuar thelbësisht qëndrimin e të anketuarve në lidhje me rreshtimin gjeopolitik të unionit.
Të paktën gjysma e elektoratit në çdo vend të anketuar, dëshiron që qeveria e tyre të mbetet neutrale në rastin e një konflikti midis SHBA-së dhe Kinës. Mosgatishmëria e Evropës për t’iu bashkuar SHBA-së, del gjithashtu edhe në pikëpamjet e të anketuarve mbi një konflikt midis SHBA-së dhe Rusisë.
Në asnjë vend të anketuar, nuk pati ndonjë shumicë që do të dëshironte të merrte anën e Uashingtonit. Ky ndryshim i perceptimeve, mund të ketë aq shumë lidhje me fuqinë sesa gjithçka tjetër. Evropianët e kujtojnë fare mirë se gjatë Luftës së Ftohtë 1.0, ata ishin në anën e fituesve.
Ndërkohë, frika në shumë vende evropiane, është se Lufta e Ftohtë 2.0 mund të ketë një rezultat tjetër. Mosbesimi në rritje ndaj besueshmërisë dhe fuqisë së Uashingtonit, po e ndryshon natyrën e aleancës transatlantike. Koalicionet e luftës së ftohtë të Amerikës, morën formën e një “martese katolike”.
Ata ishin menduar të ishin monogame, pa asnjë mundësi divorci. Por pas 4 vitesh të presidencës Trump, aleanca duket si një marrëdhënie më rastësore – pra një martesë e hapur, në të cilën sjellja e lojtarëve të tjerë është çelësi për të mos u shfrytëzuar.
Pasoja e tretë e ndryshimit të perceptimit të fuqisë, është dëshira për të qenë më pak sentimentalë në marrëdhëniet me SHBA-në. Një nga efektet negative të mandatit të Trump në pushtet është se duke u përqendruar pa mëshirë vetëm tek interesi kombëtar, ai i ka inkurajuar lojtarët e tjerë – përfshirë evropianët – të përqendrohen më shumë në mbrojtjen e interesave të tyre, në kurriz të përqendrimit në interesat e përbashkëta më të gjera të Perëndimit demokratik.
Kjo pasqyrohet në dëshirën e shumë evropianëve për të investuar në mbrojtjen e vetvetes.
Gjithashtu, vërehet një ndryshim i dukshëm në mënyrën se si njerëzit i konsiderojnë marrëdhëniet ekonomike transatlantike. Ndër tetë vendet e anketuara mbi këtë çështje, shumë të anketuar si në Gjermani (37 për qind), Francë (48 për qind), dhe Italia (42 për qind) mendojnë se vendi i tyre duhet të jetë më i ashpër me SHBA-nëne lidhje me çështjet ekonomike të tilla si tregtia ndërkombëtare, taksimi i kompanive shumëkombëshe, dhe rregullimi i platformave dixhitale.
Ky mosbesim dominues po ndryshon gjithashtu dhe mënyrat se si evropianët lidhen me njëri-tjetrin –që është edhe pasoja e katërt e politikës së madhe që del nga sondazhi ynë. Ndërsa nuk e shohin më Uashingtonin si një partner të besueshëm, evropianët po shikojnë njëri-tjetrin më pranë sesa dikur.
Kjo ngre çështjen nëse Berlini do t`a zëvendësojë Uashingtonin si kryeqytetin “ku duhen qarë hallet”. Administrata Biden po vjen në pushtet në një moment kur politika e Trump “Amerika e Para” nuk ka arritur që t’i sigurojë Uashingtonit një ndikim më të madh global.
Ndërsa Biden synon të përmbysë qasjen e Trump, ai do të pengohet jo pak nga politikat që e bënë Amerikën të duket e paqëndrueshme, egoiste dhe e dobët.
Tani ekziston një mundësi unike për t`a ringjallur dhe transformuar aleancën transatlantike. Na duhet një transatlantizëm i ri, i bazuar në kuptimin e përbashkët se aleanca SHBA-Evropë nuk është e mjaftueshme për të riformuar botën./ Bota.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38