Flash News

Bota

Kriza në Ukrainë, G7-ta gati për dialog serioz me Rusinë

Kriza në Ukrainë, G7-ta gati për dialog serioz me Rusinë

G7-ta thotë se është e përgatitur për një "dialog serioz" me Rusinë lidhur me krizën e Ukrainës, pasi vendet perëndimore dhe NATO akuzuan Moskën se po përpiqet të krijojë një "pretekst" për pushtimin e fqinjit të saj.

Mëngjesin e sotëm, separatistët e mbështetur nga Rusia që kontrollojnë pjesë të territorit në rajon akuzuan sërish forcat e Kievit për provokime në një fshat të kontrolluar nga rebelët.

Përplasjet në këtë zonë janë të zakonshme, por tensionet pranë kufirit janë intensifikuar me vendosjen e dhjetëra mijëra trupave ruse aty pranë.

 

Të fundit