Flash News

Bota

Kriza nga Covid-19, OKB: Duhet një marrëveshje e re globale

Kriza nga Covid-19, OKB: Duhet një marrëveshje e re globale
Foto ilustruese

OKB thotë se buxheti i vitit 2020 është shenjuar nga pabarazia midis të pasurve dhe të varfërve, ku Covid-19 duket se ka rritur papunësinë, urinë, numrin e personave në nevojë për ndihmë ushqimore, fëmijë që nuk do të shkojnë më në shkollë në botë.

“Ajo që po përjetojmë nuk është vetëm një krizë globale shëndetësore, por edhe një krizë serioze ekonomike dhe e punësimit, që ka një ndikim të madh te njerëzit”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Punës, Guy Ryder, raporton gazeta Express.

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se “Bota ka nevojë për një marrëveshje të re globale, ku fuqia, burimet dhe mundësitë ndahen më mirë në tryezat ndërkombëtare të vendimmarrjes dhe në të cilën mekanizmat e qeverisjes pasqyrojnë më mirë realitetet e sotme”.

Të fundit