Flash News

Bota

Kriza nga pandemia, aeroportet europiane kërkesë BE-së: Merr masa urgjente

Kriza nga pandemia, aeroportet europiane kërkesë BE-së: Merr masa

Aeroportet europiane i kërkuan Bashkimit Europian të marrë masa urgjente dhe specifike.  Kjo kërkesë vjen pasi po shterohen të gjitha mundësitë, ndërsa situata sa vjen dhe përkeqësohet.

Organizata, e cila përfaqëson 500 aeroporte në 46 vende europiane, paralajmëroi në fund të tetorit për një rrezik të paaftësisë paguese në muajt e ardhshëm për gati 200 aeroporte rajonale për shkak të pasojave që la pas bllokimi global në kuadër të pandemisë.

Aeroportet europiane po kërkojnë veçanërisht që ndihma shtetërore për kompanitë të paguhet deri në fund të vitit 2021. Në tetor, Brukseli njoftoi zgjerimin dhe shtrirjen deri në verën e 2021 të ndihmave për kompanitë europiane.

Të fundit