Flash News

Bota

Kriza Rusi-Ukrainë, udhëheqësit e BE-së mbajnë nesër një samit urgjent në Bruksel

Kriza Rusi-Ukrainë, udhëheqësit e BE-së mbajnë

Udhëheqësit e BE-së do të mbajnë nesër një samit urgjent në Bruksel për të diskutuar krizën Rusi-Ukrainë.

Në një letër drejtuar liderëve të BE-së, kreu i Këshillit të BE-së, Charles Michel, shkruan: "Është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të jemi të bashkuar dhe të vendosur dhe të përcaktojmë së bashku qasjen dhe veprimet tona kolektive".

Ai thotë se "veprimet agresive" të Rusisë kanë shkelur "të drejtën ndërkombëtare dhe integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës".

"Ata gjithashtu minojnë rendin evropian të sigurisë," shkruan ai. “Përdorimi i forcës dhe detyrimi për të ndryshuar kufijtë nuk ka vend në shekullin e 21-të”, thuhet në letër.

 

Të fundit