Flash News

Bota

Kriza ushqimore, ka 'shpresa' për një marrëveshje Rusi-Ukrainë për eksportin e grurit

Kriza ushqimore, ka 'shpresa' për një marrëveshje

Bashkimi Evropian shpreson se një marrëveshje midis Ukrainës dhe Rusisë mbi eksportet e drithit mund të arrihet këtë javë.

Negociatorët nga të dy vendet u takuan javën e kaluar në Stamboll, Turqi, së bashku me përfaqësuesit e OKB-së për të gjetur një marrëveshje për të lejuar eksportimin e miliona tonë drithërave ukrainas të bllokuara aktualisht në portet e Detit të Zi.

Ata janë planifikuar të takohen sërish në Turqi këtë javë.

Për kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell, "kjo mund të jetë gjëja më e rëndësishme me të cilën po përballet komuniteti ndërkombëtar. Gjëja më shqetësuese është mungesa e ushqimit në shumë vende të botës."

Blloku 27-vendesh dhe partnerët e tij perëndimorë kanë akuzuar Moskën për për shënjestrimin e qëllimshëm të infrastrukturës bujqësore të Ukrainës.

 

Të fundit