Flash News

Bota

Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak pas 17 vitesh

Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak pas 17 vitesh

Pas gati dy dekadash, Kroacia ka vendosur të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Vendimi u miratua të premten nga Parlamenti kroat me shumicë votash, në kuadër të përpjekjeve për të forcuar mbrojtjen kombëtare përballë tensioneve gjithnjë në rritje në arenën ndërkombëtare.

Sipas autoriteteve, ky hap vjen si përgjigje ndaj sfidave të reja të sigurisë, përfshirë luftën e vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë dhe pasigurinë që ajo ka sjellë në rajon.

“Po përballemi me një rritje të llojeve të ndryshme të kërcënimeve, të cilat kërkojnë reagim të shpejtë dhe efektiv nga i gjithë komuniteti,” deklaroi Ministri i Mbrojtjes, Ivan Anusiç, gjatë seancës parlamentare.

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci ishte shfuqizuar në vitin 2008, një vit përpara se vendi t’i bashkohej aleancës së NATO-s. Me rikthimin e tij, qeveria synon të rrisë kapacitetet mbrojtëse dhe të përgatisë më mirë qytetarët për situata emergjente apo krize.

Të fundit