Flash News

Bota

Kryebashkiaku i Mariupolit: Mbi 5000 ukrainas janë vrarë deri tani nga forcat ruse

Kryebashkiaku i Mariupolit: Mbi 5000 ukrainas janë vrarë deri tani nga

Kryetari i bashkisë së qytetit të ukrainas të Mariupolit thotë se mbi 5000 civilë janë vrarë gjatë bllokadës njëmujore ruse.

Vadym Boichenko tha të mërkurën se 210 nga të vdekurit ishin fëmijë. Ai tha se forcat ruse bombarduan spitalet.

Boichenko tha se më shumë se 90% e infrastrukturës së qytetit është shkatërruar nga bombardimet ruse.

Ushtria ruse ka rrethuar portin strategjik të Detit Azov, duke shkurtuar furnizimet me ushqim, ujë dhe energji dhe duke e goditur atë me artileri dhe sulme ajrore.

Marrja e qytetit do t'i lejonte Rusisë të siguronte një korridor të vazhdueshëm tokësor në Gadishullin e Krimesë, të cilin Rusia e mori nga Ukraina në vitin 2014.


 

Të fundit