Flash News

Bota

Kryebashkiaku jep alarmin: Puset janë kontaminuar nga kufomat, kolera mund të vrasë mijëra persona në Mariupol

Kryebashkiaku jep alarmin: Puset janë kontaminuar nga kufomat, kolera mund

Kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadym Boichenko ka paralajmëruar se kolera dhe sëmundje të tjera vdekjeprurëse mund të vrasin mijëra njerëz në qytetin jugor të Ukrainës, pasi kufomat qëndrojnë të pa varrosura mes motit të ngrohtë.

Boichenko tha se puset ishin kontaminuar nga kufomat e njerëzve të vrarë gjatë javëve të bombardimeve dhe rrethimit rus dhe se mbledhja e trupave nga pushtuesit rusë të qytetit po vazhdonte ngadalë.

"Ka një shpërthim të dizenterisë dhe kolerës. Ky është, për fat të keq, vlerësimi i mjekëve tanë: se lufta që mori mbi 20,000 banorë ... për fat të keq, me këto shpërthime infeksioni, do të marrë mijëra Mariupolitë të tjerë," tha ai për televizionin kombëtar. .

Boichenko, i cili ndodhet jashtë Mariupolit, tha se qyteti ishte vendosur në karantinë.

Ukraina thotë se rreth 100,000 njerëz janë tani në Mariupol, një qytet dikur kishte një popullsi prej rreth 430,000 para luftës, por tani është kthyer në një shkretëtirë urbane.

Të fundit