Flash News

Bota

Kryediplomati i BE-së: Sanksionet e reja do të shkurtojë burimet e Rusisë për të ushqyer makinerinë e luftës

Kryediplomati i BE-së: Sanksionet e reja do të shkurtojë burimet

Ndalimi i naftës nga Bashkimi Evropian do të shkurtojë burimet financiare që Rusia mund të shpenzojë për luftën në Ukrainë, ka thënë kryediplomati i bllokut.

Udhëheqësit e BE-së ranë dakord të hënën të ndalojnë 90% të importeve të naftës ruse deri në fund të këtij viti, si pjesë e një pakete të re sanksionesh kundër Moskës.

"Ne jemi klienti më i rëndësishëm për Rusinë," tha sot Josep Borrell.

Ai shtoi: “Sigurisht që ne nuk mund ta parandalojmë Rusinë t'i shesë naftën e saj dikujt tjetër. Ne nuk jemi aq të fuqishëm, por jemi klienti më i rëndësishëm për Rusinë. Qëllimi është që rusët të marrin më pak burime, më pak burime financiare për të ushqyer makinën e luftës. Dhe kjo sigurisht që do të ndodhë".

Të fundit