Flash News

Bota

Ministri turk thirrje në Moskë: Lufta në Ukrainë të ndalet, do të donim të organizonim një takim Putin-Zelenskyy

Ministri turk thirrje në Moskë: Lufta në Ukrainë të

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, i cili do të vizitojë Ukrainën të enjten është shprehur se lufta duhet të ndalet teksa ka ofruar një ndërmjetësim diplomatik për të rregulluar një armëpushim të qëndrueshëm.

Duke folur së bashku me homologun e tij rus Sergej Lavrov në Moskë, Cavusoglu tha se “lufta duhet të ndalet, njerëzit nuk duhet të vdesin. Unë erdha këtu në Moskë me këtë mirëkuptim sot”.

“Ne kemi ndarë shqetësimet tona në një mënyrë të sinqertë dhe kemi bërë pjesën tonë për të lehtësuar tensionet dhe për të hapur skenën për diplomacinë,” tha ai.

“Ne do të donim të organizonim këtë takim [Putin-Zelenskyy] kur situata të vijë në atë pikë… për një armëpushim të qëndrueshëm.”

Të fundit