Flash News

Bota

Kryeministri francez bën propozim e ri: Mosha minimale për përdorim të rrjeteve sociale të jetë 13 vjeç

Kryeministri francez bën  propozim e ri: Mosha minimale për

Kryeministri francez, Gabriel Attal, ka propozuar që fëmijët nën moshën 13-vjeçare të mos përdorin rrjetet sociale, sipas një interviste që ka dhënë për gazetën Le Parisien.

“Dua të punoj me platformat për një barrierë të vërtetë digjitale, për t’u siguruar që asnjë i mitur nën moshën 13-vjeçare të ketë qasje në rrjetet sociale”, ka thënë Attal.

Sipas tij, të rinjtë e moshave 13-15-vjeçare do të duhej t’i përdornin rrjetet sociale vetëm me leje të prindërve.

Adoleshentëve në Francë u mundësohet që ligjërisht të krijojnë llogari në rrjetet sociale prej moshës 15-vjeçare.

Para asaj moshe, ata duhet të kenë miratimin e prindit.

Attal është shprehur i bindur që mund jetë i suksesshëm në këtë drejtim.

 

 

Të fundit