Flash News

Bota

Kryeministri francez rezulton pozitiv me koronavirus, karantinohet homologu belg

Kryeministri francez rezulton pozitiv me koronavirus, karantinohet homologu belg

Kryeministri francez Jean Castex ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmine  bëri me dije zyra e tij e shtypit, mbrëmjen e djeshme.

Më herët kishte rezultuar pozitive vajza e tij. Gjatë ditës së djeshme, kryeministri francez u takua me homologun e tij belg Alexander De Croo, i cili ndodhet në karantinë pas takimit të tyre.

Ministri i ushtrive Florence Parly, ai i brendshëm Gérald Darmanin, i drejtësisë Eric Dupond-Moretti dhe sekretari i shtetit për Evropën, Clément Beaune shoqëruan kryeministrin në takim, së bashku me shumë zyrtarë të tjerë francezë.

Castex, i cili është 56 vjeç u vaksinua plotësisht pranverën e kaluar, raportojnë mediat e huaja. Ai kishte qenë më parë në kontakt me njerëz që rezultuan pozitivë për virusin, por nuk ishte prekur.

Të fundit