Flash News

Bota

Kryeministri i Katarit: Negociatat për armëpushim në Gaza janë në një moment kritik

Kryeministri i Katarit: Negociatat për armëpushim në Gaza

Negociatat për një marrëveshje armëpushimi të qëndrueshme për Gazën janë në një "moment kritik", tha kryeministri i Katarit, i cili ka luajtur një rol kyç në ndërmjetësimin e marrëveshjes.

Shejh Mohammed bin Abdulrahman tha se një armëpushim përfundimtar mund të ndodhë vetëm me një tërheqje të plotë të trupave izraelite nga enklava e rrethuar. Faza e parë e një marrëveshjeje armëpushimi u arrit në tetor, por dhuna në Gaza nuk është ndalur. Vetëm të shtunën, thuhet se u vranë shtatë persona, shkruan Sky News. 

Autoritetet lokale palestineze shëndetësore thanë se viktimat ishin nga Beit Lahiya, Jabalia dhe Zeitoun në Gazën veriore dhe përfshinin një grua 70-vjeçare që u vra nga një sulm me dron.

Ushtria izraelite tha se në dy incidente të ndara të shtunën, forcat e vendosura në Gazën veriore pas të ashtuquajturës vijë e verdhë e tërheqjes, të dakordësuar në armëpushim, qëlluan mbi militantët palestinezë që kaluan vijën, duke vrarë tre.

Ushtria nuk ishte në dijeni të ndonjë sulmi me dron, tha një zëdhënës.

Armëpushimi i kërkuar prej kohësh dhe i dyti pas prishjes së një marrëveshjeje të parë në fillim të këtij viti filloi më 11 tetor pasi Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për fazën e parë të planit të paqes prej 20 pikash të Donald Trump.

 

Të fundit