Flash News

Bota

Kryeministri i parë që ra në ‘rrjetën’ e “Pandora Papers” në prag të zgjedhjeve

Kryeministri i parë që ra në ‘rrjetën’ e

Vetëm disa ditë para zgjedhjeve kombëtare të Republikës çeke, kryeministri Andrej Babis po përpiqet të largojë kritikat pas akuzave për marrëdhëniet e tij të biznesit në Pandora Papers.

Mediat e huaja raportojnë se Babis përdori një skemë të ndërlikuar për të blerë një pronë prej 22 milionë dollarëshe në Francë. Babis ka mohuar pretendimet, duke postuar në Twitter për 460,000 ndjekësit e tij se ai nuk kishte bërë asgjë të keqe dhe e hodhi poshtë hetimin si një fushatë shpifjeje kundër tij dhe partisë së tij populiste ANO.

“E prisja. Ata po përpiqen të më bëjnë të dukem keq para zgjedhjeve parlamentare,” shkroi Babis në Twitter një orë pas botimit të Pandora Papers.

Kur një gazetar e pyeti “A e keni deklaruar pronën tuaj për taksat?”, Babis u përgjigj “Unë nuk kam ndonjë pronë të paluajtshme jashtë vendit. Unë nuk kam asnjë në det të hapur.”

Teksa vendi përgatitet për zgjedhjet, duket se të gjitha bisedat janë orientuar dhe përqëndrohen më shumë te skandali i “Pandora Papers.”

 

Të fundit