Flash News

Bota

Kryeministri i Sllovakisë shfaqet në publik për herë të parë pas atentatit që i rrezikoi jetën

Kryeministri i Sllovakisë shfaqet në publik për herë të

Kryeministri i Sllovakisë është shfaqur në publik për herë të parë pas atentatit me armë zjarri, nga i cili rrezikoi jetën, shkruan Sky News. 

Robert Fico u qëllua katër herë nga një distancë e afërt në mes të muajit maj në atë që prokurorët e kanë përshkruar si një sulm terrorist.

Duke folur nga një podium në rrënojat e një kështjelle që daton XI shekuj më parë, Fico goditi ideologjitë progresive që ai tha se “po përhapeshin si kancer” dhe po dëmtonin vendin.

“Unë nuk dua që Sllovakia të jetë ndër vendet që janë karikaturë e qytetërimit perëndimor”, tha 59-vjeçari.

Qeveria majtiste-nacionaliste e Ficos ka ndryshuar shpejt politikën që nga marrja e pushtetit shtatorin e kaluar, duke përfshirë ndryshimin e disa ligjeve penale dhe ndalimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën.

Kujtojme se kryeministri u qëllua më 15 maj, kur ai përshëndeti mbështetësit pas një mbledhje të qeverisë në qytetin Handlova. 

Të fundit