Flash News

E-TJERA

Kryeministri i Spanjës do të vizitojë Shqipërinë, nga turi në Ballkanin Perëndimor përjashton Kosovën

Kryeministri i Spanjës do të vizitojë Shqipërinë, nga

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez ka nisur një tur në Ballkanin Perëndimor. Vizitën e parë, ai e zhvilloi në Serbi, ku u takua me presidentin Aleksandër Vuçiç dhe deklaroi se Bashkimi Evropian po punon për të shmangur urinë e shkaktuar nga pamundësia për të eksportuar grurë nga Ukraina.

Pas vizitës së tij në Beograd, Sanchez do të udhëtojë në Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, sipas një njoftimi për shtyp në faqen e internetit të qeverisë spanjolle. I vetmi vend që nuk do të vizitohet është Kosova, pavarësinë e të cilit Spanja nuk e njeh.

Vizita e tij vjen pasi BE i dha Ukrainës dhe Moldavisë statusin e kandidatit, si dhe pasi filloi negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Serbia dhe Mali i Zi tashmë kanë filluar negociatat me bllokun, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova gjithashtu shpresojnë të bashkohen.

Vendimet e BE-së erdhën pasi pushtimi rus rriti rëndësinë e zgjerimit të saj si dhe rrezikun për destabilitet në Ballkanin Perëndimor. Sanchez nënvizoi se është e rëndësishme edhe nisja e negociatave të BE-së me Bosnjën.

 

Të fundit