Flash News

Bota

Kryeministri italian optimist: Imuniteti i tufës në Europë mund të arrihet në fund të korrikut

Kryeministri italian optimist: Imuniteti i tufës në Europë mund
Mario Dragh

Kryeministri italian Mario Draghi ka thënë se Evropa do të jetë në gjendje të arrijë imunitetin e tufës në fund të korrikut.

"Furnizimet e vaksinave të siguruara nga Komisioni i BE për muajt e ardhshëm duhet të jenë më se të mjaftueshme për të arritur imunitetin në muajin korrik në të gjithë Evropën", tha Draghi.

Ai shtoi se numri i vaksinimeve "po përmirësohet shpejt" dhe i kërkoi BE-së të jetë optimiste.

Italia është aktualisht nën kufizime të forcuara, pasi qeveria po përpiqet të parandalojë rritjen e rasteve të shkaktuara nga variantet e reja.

Masat e paraqitura për të zvogëluar përhapjen e virusit kanë qenë efektive në të gjithë vendin, tha ai. Sipas një dekreti të miratuar nga qeveria italiane, masat filluan në 15 mars dhe do të jenë efektive deri në 6 prill.

Italia ka vaksinuar 9.5 milion persona, por më pak se 3 milion kanë marrë dozën e dytë. Dhe për shkak të vonesave 53% e personave mbi moshën 80 vjeç janë ende duke pritur për vaksinën e parë.

Burimi: CNN

Të fundit